Z. Shkëlzen Margjeka

Shkëlzen Margjeka, auditues ligjor është anëtar i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që nga viti 2008, partner anagzhimi dhe administrator i shoqërisë audituese “ACA MARGJEKA” shpk si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të ASD.
Shkëlzen Margjeka ka qënë anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për përiudhën 2012-2021 si dhe Kryetar i Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të IEKA-s. Në vitin 1995-1999  ka qënë kryetar i Union e Pavarur Studentor Shqiptar.
Shkëlzen Margjeka ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega Finance-Kontabilitet në vitin 1998, ka mbaruar kursin pasuniversitar Financë-Bankë, Fakulteti – Ekonomik, Universiteti i Tiranës, viti 2000-2001 si dhe në vitin 2012-2014 ka mbaruar Master Shkencor në Finance-Banke, Universiteti Europian i Tiranës. Ai ka kryer kualifikime profesionale në vazhdimësi nga eksperte vendas dhe të huaj.
Shkëlzen Margjeka që nga viti 2000 e në vazhdim ka punuar si drejtor finance  në kompani sigurimi, kompani vendase dhe të huaja, ka dhënë konsulence financiare dhe fiskale,  ka ofruar shërbime në auditim-kontabilitet, ka bërë monitorime dhe kontrolle financiare  pranë KQZ, si dhe ka kryer akt-ekspertime në gjykatë dhe prokurori.

Znj. Vasilika Vjero

Zj.Vasilika Vjero ka lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1976.
Zj.Vjero është diplomuar në Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, në degën  Administrim Biznesi në vitin 1998. Në vitin 2003 përfundon një master nga Universiteti i Nebraskës, Lincoln USA, programi Master në Administrimin Publik në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Ajo gjithashtu është trajnuar lidhur me çështje të rritjes ekonomike nga Harvard Kennedy School.
Zj.Vjero ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.  Në karrierën e saj  numëron më shumë se 10 vite eksperiencë pune për Bashkinë e Tiranës në menaxhimin e Administratës Tatimore dhe Departamentit të Planifikimit Strategjik dhe buxheteve vendore, si dhe nje sërë eksperiencash si ekspert financiar me donatorë të huaj. Po ashtu ka shërbyer si ekspert i pavarur fiskal dhe buxhetor për qeverisjen lokale në Shqipëri për një total prej 24  bashkish dhe komunash në të gjithë vendin.
Zj.Vjero zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Z. Genci Mamani

Genci Mamani është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të saj.
Z. Mamani, ka mbaruar studimet në vitin 1991 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë.
Në vitin 2001 kreu studimet pasuniversitare pranë Universitetit Wisconsin – La Cross për financë – bankë. Në vitin 2012 ka kryer studimet pasuniversitare në nivelin master për Administrim Biznesi pranë International Hellenic University, në Selanik, Greqi.
Karrierën e tij Z. Mamani e ka nisur në vitin 1991 si ekonomist në Bankën e Shtetit. Më pas ka punuar pranë Bankës FEFAD (sot ProCredit Bank), Bankën Italo – Shqiptare  dhe më tej pranë Bankës së Shqipërisë deri në vitin 2015 duke mbajtur poste drejtuese në këto institucione.  Në korrik të vitit 2015 ai mori detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Zoti Mamani zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

Z. Donald Duraj

Z. Donald Duraj është emëruar në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në vitin 2015. Z. Donald Duraj ka një karrierë progresiste më shumë se 10-vjecare në sistemin bankar, pjesë integrale e së cilës kanë qenë pjesëmarrja mjaft aktive dhe arritjet e suksesshme brenda institucioneve të ndryshme prestigjioze financiare lokale dhe atyre në rrjetin ndërkombëtar si në Austri, Poloni, Sllovaki, Ukrainë e Bjellorusi. Që prej vitit 2015 Z. Duraj mban detyrën e Shefit të Kabinetit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me përgjegjësi këshillimi, asistimi, raportimi dhe koordinimi për të gjitha çështjet e lidhura me mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e Kabinetit por dhe të departamenteve të tjera të Bankës së Shqipërisë. Nga viti 2010 e deri në vitin 2015 Përgjegjës i Sektorit të Organizimit Komercial dhe Zhvillimit të Tregut në Bankën Societe Generale Albania duke luajtur një rol kryesor drejtimin strategjik, planifikimin afat-shkurtër dhe afat-gjatë, përcaktimin e objektivave kryesore, koordinimin e marrëdhënieve ndër-divizionale dhe ndër-institucionale, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, me kompani publike dhe private, etj. Gjatë kësaj periudhe Z. Duraj ka drejtuar me sukses të paktën 15 projekte, ndër më të rëndësishmit për Bankën, dhe me një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e aktivitetit në tregun lokal dhe në rritjen e përfitueshmërisë. Z. Duraj ka punuar nga viti 2005 deri në vitin 2010 në Raiffeisen Bank Albania dhe Raiffeisen Intenational Austria duke mbuluar pozicione kyçe të karakterit operacional dhe strategjik. Më të rëndësishmet prej tyre janë si Përgjegjës i Segmentit të Individëve, Përgjegjës i Produkteve i Kredisë Konsumatore, Drejtues i Projekteve në Programin “Retail Leadership” pranë Raiffeisen Intenational Austria, etj. Z. Duraj ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Profili Bankë, pranë Universitetit të Tiranës.

11/27/2019

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 27 Nëntor 2019

Në mbledhjen e datës 27 Nëntor 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e tretë të mbyllur më 30 Shtator 2019.

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18, pika 2 të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tre-mujorin e tretë të mbyllur më 30 Shtator 2019.

  • Informacion lidhur me institucionin që do të ofrojë shërbimin e ndërmjetësimit të titujve në valutë.   

Në vijim të miratimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së kujdestarisë me Raiffesen Bank International AG, Këshilli Drejtues u informua mbi procedurën për gjetjen e institucioneve me aktivitet ndërkombëtar që do të ofrojnë për Agjencinë shërbimin e ndërmjetësimit për titujt në monedhë të huaj. Këshilli u informua se në vijim të procedurave të përzgjedhjes dhe negocimit, u përzgjodh ERSTE Group Bank AG me të cilin u nënshkrua kontrata e ndërmjetësimit (brokerage agreement) e titujve në monedhë të huaj. ERSTE Group Bank AG është një grup bankar lider në Austri dhe operon me prezencë direkte në 6 shtete në Europën Qëndrore dhe Lindore. Ky Grup është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve financiare në pjesën lindore të EU përsa i përket numrit të klientëve dhe totalit të aktiveve. Numri i klientëve është pothuajse 16.2 milion në Austri, Republikën Ceke, Sllovaki, Rumani, Hungari, Kroaci dhe Serbi. Grupi është i listuar në Bursën e Vjenës, Bursën e Pragës dhe të Bukureshtit. Vlerësimi “upper medium grade” (vlerësimi afatgjatë A2/A dhe outlook pozitiv/stable), dhënë për ERSTE Group Bank AG nga tre agjenci ndërkombëtare të specializuara vlerësimi, përbën një garanci për një shërbim të kualifikuar të ndërmjetësimit për titujt në monedhë të huaj të Agjencisë duke rezultuar në stabilitetin dhe rritjen e Fondeve të Sigurimit të Depozitave.

  • Informacion mbi projektin e vetëvlerësimit të skemës së sigurimit të depozitave me Parimet Themelore për skema efektive të sigurimit të depozitave të IADI-t.

Këshilli Drejtues shqyrtoi raportin e vlerësimit të skemës së sigurimit të depozitave kryer nga ekspertët e FSVC (Financial Services Volunteer Corps) në periudhën 9-17 shtator 2019. Ky projekt është i një rëndësie thelbësore për Agjencinë duke marrë parasysh se rezultatet e tij do të përcaktojnë stadin aktual në të cilin operon institucioni si dhe drejtimet kryesore strategjike që duhet të ndërmerren me qëllim që të sigurohet përputhshmëri maksimale me standardet e praktikat më të mira në fushën e sigurimit të depozitave. Në këtë raport, lidhur me 16 parimet bazë të IADI, Agjencia është vlerësuar në një nivel të lartë përputhshmërie me 15 prej tyre. Sipas raportit të vlerësimit, vërehet se Agjencia ka një përparim të ndjeshëm në nivelin e përputhshmërisë me parimet bazë për skema efektive të sigurimit të depozitave krahasuar me vlerësimin e vitit 2013 ndërmarrë nga Banka Botërore në kuadër të Programit të Vlerësimit të Sistemit Financiar (FSAP).nnKëshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.nn 

Scroll to Top