Data e fillimit: 04/04/2019
Data e mbarimit 05/04/2019
Vendndodhja: The Plaza Tirana
Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI) do të organizojë në datat 4 dhe 5 Prill 2019 mbledhjen e Komitetit Rajonal të Evropës të IADI-t si dhe një seminar teknik me temë “Planet e Kontigjencës dhe Menaxhimi i Krizave/Rastet e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”.
Komiteti Rajonal i Evropës është një nga komitetet më të rëndësishëm rajonal të IADI-t duke qenë se në të marrin pjesë pothuajse të gjitha institucionet e sigurimit të depozitave të Evropës.
Qëllimi kryesor i seminarit teknik do të jetë diskutimi i thelluar i Parimeve Themelore CP4 dhe CP14 të IADI-t duke eksploruar proceset dhe politikat e nevojshme që i duhen një skeme te sigurimit te depozitave për hartimin e nje Plani Kontigjence duke perdorur mjetet dhe burimet e duhura për të përballuar në mënyrë efektive nje krize te mundshme financiare si edhe rastet e ndërhyrjes se jashtëzakonshme.
Duke marrë në konsideratë rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zgjidhjen e situatave problematike financiare, në këtë seminar do të ftohen të marrin pjesë edhe institucionet anëtare të rrjetit të sigurisë financiare në Shqipëri.