Ruani datat

Data e fillimit: 04/04/2019
Data e mbarimit 05/04/2019
Vendndodhja: The Plaza Tirana

Pershkrimi:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI) do të organizojë në datat 4 dhe 5 Prill 2019 mbledhjen e Komitetit Rajonal të Evropës të IADI-t si dhe një seminar teknik me temë “Planet e Kontigjencës dhe Menaxhimi i Krizave/Rastet e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”.

Komiteti Rajonal i Evropës është një nga komitetet më të rëndësishëm rajonal të IADI-t duke qenë se në të marrin pjesë pothuajse të gjitha institucionet e sigurimit të depozitave të Evropës.

Qëllimi kryesor i seminarit teknik do të jetë diskutimi i thelluar i Parimeve Themelore CP4 dhe CP14 të  IADI-t duke eksploruar proceset dhe politikat e nevojshme që i duhen një skeme te sigurimit te depozitave   për hartimin e  nje Plani   Kontigjence duke perdorur    mjetet dhe burimet  e duhura për të përballuar në mënyrë efektive nje  krize te mundshme financiare  si edhe  rastet e ndërhyrjes se jashtëzakonshme.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zgjidhjen e situatave problematike financiare, në këtë seminar do të ftohen të marrin pjesë edhe institucionet anëtare të rrjetit të sigurisë financiare në Shqipëri.