Shpallje për specialist të jashtëm për dhënien e ekspertizës së specializuar për sistemimin dhe përpunimin tekniko shkencor të dokumentacionit arkivor në ASD

Publikuar më: 01-03-2023

Ky njoftim skadon me: 13-03-2023

Përshkrimi i vendit të punës:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE

SEKTORI I ADMINISTRATËS DHE BURIMEVE NJERËZORE

 

SHPALLJE

PËR SPECIALIST TË JASHTËM

 

Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialist të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për dhënien e ekspertizës së specializuar për sistemimin dhe përpunimin tekniko shkencor të dokumentacionit arkivor në ASD”.

 

Përmbledhje e shkurtër e punës:

Specialisti i Jashtëm do të kryejë detyrat si më poshtë:

  • Të ofrojë ekspertizë të specializuar për përpunimin tekniko-shkencor të dokumentacionit arkivor në Agjenci.
  • Të ofrojë ndihmë të specializuar profesionale në lidhje me mënyrën efektive të arkivimit dhe klasifikimit të dokumentacionit arkivor në Agjenci.
  • Në bashkëpunim me arkivistin e Agjencisë dhe inspektorin e DPA-së, të përpunojë dhe përgatisë dokumentacionin për dorëzim në DPA, për dokumentat që kanë plotësuar afatin e ruajtjes në ASD për vitet 2002-2008.
  • Në bashkëpunim me arkivistin e Agjencisë të përpunojë, organizojë në dosje dokumentacionin që ka plotësuar afatin e qëndrimit në Agjenci, prej krijimit deri në vitin 2008.
  • Në bashkëpunim me arkivistin e Agjencisë të përpunojë, të hartojë lista të veçimit dhe asgjësimit të dokumentave që kanë humbur vlerën e ruajtjes.

 

Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar: 

  • Të ketë eksperiencë pune të paktën 4 vite si punonjës i arkivës, e preferueshme në institucion publik.
  • Të jetë i aftë të përpunojë dokumentacion e materialit të arkivës;
  • Të ketë punuar me praktika të ngjashme në ente publike ose private;
  • Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbimin e kërkuar;
  • Të angazhohet të punojë në ambjentet e ASD-së;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup.

 

  • Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 13.03.2023 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Curriculum Vitae;
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka;
  • Vërtetim punësimi ose vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm;
  • Fotokopje e ID-së.

 

Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.

Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.

Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.

 

Publikuar më: 01-03-2023

Ky njoftim skadon me: 10.03.2023