A lëshon Agjencia e Sigurimit të Depozitave vërtetim mbi gjendjen e llogarive bankare/ depozitave të individëve në banka dhe Shkk, për arsye dokumentacioni?

Funksioni ligjor i ASD-së është sigurimi dhe kompensimi i depozitave të siguruara të depozituesve në bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit. Sistemi Informatik për Raportim dhe Kompensim, që Agjencia zotëron, është në funksion të llogaritjes së primit nga subjektet anëtare të skemës, dhe të përllogaritjes të shumës së kompensimit, në rast ngjarje sigurimi.  Sa më sipër, Agjencia nuk lëshon vërtetime nëse një individ zotëron ose jo depozita (ku përfshihen edhe llogaritë bankare) në sistemin bankar dhe financiar. Burimi i vetëm për këtë informacion janë bankat dhe shoqëritë e kursim- kreditit, të cilat janë subjektet përgjegjëse për saktësinë e këtij informacioni në momentin e kërkuar.

 

ASD
ASD