CV e Drejtorit

•         Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Banka e Shqipërisë, me propozim të Këshillit Drejtues të Agjencisë, për një mandat prej 5 vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë, në bazë të treguesëve të performancës në administrimin e Agjencisë, në përputhje me nenin 53 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. 

•         Drejtori i përgjithshëm vepron si drejtor ekzekutiv i Agjencisë. Të drejtat dhe detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm rregullohen në Statutin e Agjencisë.

•         Drejtori i përgjithshëm përgjigjet përpara Këshillit Drejtues për zbatimin e vendimeve dhe të detyrave të Agjencisë. Ndër të tjera ai i propozon Këshillit Drejtues:

a) krijimin dhe përbërjen e Komitetit të Strategjisë të Agjencisë;

b) projekt-aktet nënligjore që paraqiten për miratim në Autoritetin Mbikëqyrës;

c) nisjen e procedurave pranë autoriteteve përkatëse për iniciativat ligjvënëse dhe rregullatore të skemës së sigurimit të depozitave;

ç) vendimin për pagesën e kompensimit depozituesve, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

d) vendimin për pranimin dhe përjashtimin nga skema të subjekteve;

dh) vendimin për propozimin në Autoritetin Mbikëqyrës të sanksioneve;

e) miratimin e vendimeve për plotësimin e burimeve financiare dhe fondeve të Agjencisë në rast ngjarjeje sigurimi;

ë) miratimin e bilancit vjetor, raportit vjetor dhe raporteve të tjera financiare të Agjencisë;

f) projektbuxhetin e Agjencisë.

•         Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë kryen funksione nëse ato nuk janë parashikuar shprehimisht si funksione të Këshillit Drejtues, dhe në veçanti ka këto kompetenca:

a) vepron në emër të Agjencisë dhe përfaqëson interesat e saj pa autorizim të veçantë në marrëdhëniet me organet e pushtetit qendror dhe vendor, subjektet publike dhe private, organizata vendase dhe ndërkombëtare, subjektet përgjegjëse të mbikëqyrjes dhe sigurimit të depozitave;

b) drejton administrimin e Agjencisë dhe organizon përmbushjen e vendimeve të këshillit drejtues të Agjencisë;

c) emëron punonjësit të Agjencisë;

ç) bën shpërndarjen e detyrave dhe funksioneve ndërmjet këshilltarëve dhe punonjësve të Agjencisë;