Takimi i 8-të rajonal i EFDI Ballkan

Publikuar më: 30-09-2021


Agjencia e Sigurimit të Depozitave, mori pjesë në takimin e 8-të rajonal të EFDI Ballkan, organizuar nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Malit të Zi. Ky takim u zhvillua në Budva, Mal i Zi, në datat 24-26 Shtator 2021.

Ky takim ndjek një traditë të vazhdueshme takimesh mes autoriteteve të sigurimit të depozitave të rajonit të Ballkanit (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia), të formalizuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar prej palëve.

Tema kryesore të takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe diskutimi mbi sfidat me të cilat janë përballuar dhe do të përballen autoritetet e sigurimit të depozitave të Ballkanit në kuadër të situatave të reja emergjente të krijuara si pasojë e pandemisë Covid-19. Në këtë këndvështrim, autoritetet e sigurimit të depozitave të Ballkanit diskutuan dhe përcaktuan hapat në vijim për rishikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me qëllim përditësimin e tij me elementët e nevojshëm për të adresuar sfidat e përbashkëta, të cilat mund të rezultojnë në kushtet e krijuara nga pandemia Covid-19.