Shpërndarja e çmimeve të Kuizit Europian të Parasë, në kuadër të Javës së Parasë për vitin 2021

Publikuar më: 06-04-2021


Java e Parasë për vitin 2021 me temë “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua” ishte një sukses tjetër i përfshirjes së brezit të ri në aktivitete me synim edukimin financiar të grupmoshave. Agjencia e Sigurimit të Depozitave për të pestin vit mbështeti këtë event, jo vetëm për rëndësinë e madhe që ka për edukimin e brezit të ri, por edhe për të realizuar një nga objektivat e saj për rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit për skemën e sigurimit të depozitave në vend.

Sipas Kalendarit Javor të aktiviteteve të shumllojshme të parashikuar nga organizatorët e eventit, Banka e Shqipërise dhe Shoqata Shqiptare të Bankave, Agjencia e Sigurimit të Depozitave mbështeti dhe akordoi çmimet për nxënësit fitues të Kuizit Europian të Parasë, i cili është një konkurs mbarëeuropian dhe që u organizua për herë të parë në Shqipëri. Konkursi u zhvillua online dhe nxënësit fitues do të konkurojnë në finalen europiane të Kuizit Europian të Parasë.

Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve u zhvillua në ambjentet e Agjencisë. Zoti Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i ASD-së, pasi vlerësoi punën e bërë nga nxënësit dhe mësuesit e tyre për të rritur nivelin e edukimit të tyre financiar, shpjegoi rolin e rëndësishëm të Agjencisë në administrimin e skemës së sigurimit të depozitave, në funksion të mbrojtjes së interesave të depozituesve shqiptarë dhe kontributit në stabilitetin financiar në vend.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të Bankës së Shqipërisës dhe Shoqata Shqiptare të Bankave.

Duke i uruar sukses edhe në pjesmarrjen e Kuizit Europuian më datë 29 mars, z. Mamani shpërndau certifikatat e fituesve.

Vendi i pare:

Nxënësit Pandush Kosta dhe Anastasia Myftarlli të shkollës “Sotir Gurra” Korçë,

mësuese Mitiana Trungu

Vendi i dytë:

Nxënësit Irjan Kulici dhe Enid Reka të shkollës “Turgut Ozal” Durrës,

mësuese Sidorela Capa

Vendi i tretë:

Nxënësit Erlindjon Kulla dhe Kevin Emina të shkollës “Imelda Lambertini” Elbasan, mësuese Jugerta Kabashi

 

PHOTO-2021-04-07-14-06-451

Image 2 of 5