Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në datë 30 mars 2016, shqyrtoi dhe miratoi pa komente Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”.
Projektligji i paraqitur i hap rrugën zhvillimit të vazhdueshëm të skemës së sigurimit të depozitave në vendin tonë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Skema Efektive të Sigurimit të Depozitave, si dhe me Direktivën 2014/49/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit “Mbi skemat e garantimit të depozitave”. Qëllimi kryesor i tij është përfshirja e depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në depozitat e sigurueshme. Mbulimi i këtyre depozitave propozohet të hyjë në fuqi në 1 janar 2017.
Në kuadër të reformës mbi ristrukturimin e shoqërive të kursim – kreditit të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, u miratua rishikimi i dispozitave mbi përfshirjen e këtyre subjekteve në skemë në datë 1 janar 2017.
Ky projektligj synon të kontribuojë në forcimin e stabilitetit financiar në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet rritjes së bazës së depozituesve të mbrojtur nga skema si dhe rritjes së besimit të tyre në skemën e sigurimit të depozitave.
Projektligji u miratua në seancën plenare të Kuvendit në datë 14 Prill 2016.
- 1
- 2
- 3
- 4


I Dashur Depozitues! Informohu!
ASD siguron depozitat tuaja

Depozitat tuaja në banka janë të siguruara deri në 2.500.000 Lekë

Depozitat tuaja në SHKK
janë të siguruara
deri në 2.000.000 Lekë

Depozita të Sigurta!
Kompensim i garantuar!
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”
Publikuar më: 21-04-2016


Takim me bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave
Publikuar më:21-09-2023
Takim pune me shkk-të anëtare të skemës
Publikuar më:21-09-2023
Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 19 Shtator 2023
Publikuar më:20-09-2023
Shiko të gjithë njoftimet
Autoritetet e Sigurimit të Depozitave të Hungarisë dhe Shqipërisë nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi
Publikuar më:04-11-2022
Takim me bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave
Publikuar më:18-12-2020
Takim me përfaqësues të bankave
Publikuar më:22-09-2020
Shiko të gjithë aktivitetet
Pyetje për ASD
Zgjidhni kategorine e pyetjes:
Pyetje për ASD
Zgjidhni kategorine e pyetjes:
Llogaritës depozitash
Llogarisni ç'pjesë e depozitave tuaja janë të siguruara
Ky informacion është konfidencial, nuk ruhet dhe nuk mund të përdoret për qëllime të tjera.
© Agjencia e Sigurimit të Depozitave 2014. Të gjitha të drejtat e rezervuara.