Njoftim për shtyp mbi zhvillimin e ushtrimit të simulimit në datat 4 – 5 Nëntor 2019

Publikuar më: 06-11-2019


Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi në datat 4 – 5 Nëntor 2019, një ushtrim simulimi me objekt procesin e kompensimit të depozitave të siguruara.

Ashtu si në simulimin e kaluar, aktivitetet kryesore që u simuluan në këtë ushtrim  të rradhës ishin kryerja e pagesave sipas listë – pagesës së kompensimit të përgatitur nga “likuidatori” dhe veçanërisht, gatishmëria operacionale dhe proceduriale e Bankës Agjente për kryerjen e pagesave të  kompensimit.  E veçantë e këtij ushtrimi, ishte simulimi i disa rasteve të ankimeve të depozituesve. 

Natyrisht, në këtë ushtrim simulimi u përfshinë të gjithë sektorët e Agjencisë. 

Në mënyrë të përmbledhur ky ushtrim simulimi kishte për qëllim:

  1. Trajnimin dhe testimin e stafit të Agjencisë për kryerjen e një procesi kompensimi;
  2. Testimin e gatishmërisë teknike si dhe konsolidimin e procedurave operacionale të Agjencisë për një proces kompensimi;
  3. Testimin e gatishmërisë së njërës prej bankave agjente për kryerjen e pagesave për kompensimin e depozitave të siguruara.

Më tej, ushtrimi i simulimit synoi identifikimin e çështjeve me të cilat njësitë përgjegjëse të Agjencisë do të ndeshen në rast të kompensimit të depozituesve në një ngjarje sigurimi, për përfitimin e përvojës së nevojshme për zhvillimin e ushtrimeve të ngjashme të simulimit, si një mjet për rritjen e gadishmërisë institucionale për të përballuar sfida nga më të ndryshmet në përmbushje të misionit të Agjencisë. 

Në këtë kuadër, për Agjencinë dhe strukturat organizative të saj, ky simulim ishte mjaft i vlefshëm pasi u nxorrën mësime dhe u zhvilluan diskutime mbi gjetje konkrete, të cilat vlerësohen se do të përmirësojnë aftësitë institucionale të Agjencisë dhe rrisin gatishmërinë e saj për t’u përgjigjur me efektivitet situatave të mundshme në një ngjarje sigurimi.

IMG_4725-2

Image 5 of 5