Njoftim për mbylljen e Projektit për vlerësimin e parametrave financiarë të skemës së sigurimit të depozitave, asistuar nga Banka Botërore.

Publikuar më: 21-12-2020


Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në kuadër të përpjekjve të saj për të reformuar dhe forcuar më tej elementët që shërbejnë për mbrojtjen e depozituesve, zhvilloi projektin për vlerësimin e parametrave financiarë të skemës së sigurimit të depozitave. Ky projekt u realizua me mbështetjen e zyrës FinSAC (Financial Sector Advisory Center) të Bankës Botërore.

Projekti konsistonte në dy objektiva kryesore. Njëri lidhej me vlerësimin e përshtatshmërisë së niveleve të mbulimit të depozitave të siguruara dhe tjetri me zhvillimin e një metodologjie për të përcaktuar nivelin e përshtatshëm të synuar të madhësisë së fondeve të sigurimit të depozitave që administrohen nga Agjencia. Kjo metodologji ka rëndësi për Agjencinë sepse mundëson vlerësimin e vazhdueshëm të përshtatshmërisë së burimeve financiare të fondeve të sigurimit të depozitave për t’iu përgjigjur një ngjarje sigurimi si dhe për të mbështetur politikat e Agjencisë që lidhen me elementë të caktuar të skemës.

Rezultatet e projektit iu prezantuan nga ekspertët e Bankës Botërore dhe të Agjencisë, Këshillit Drejtues në datë 15 dhjetor 2020. Pasi u njoh me rezulatet Këshilli Drejtues vlerësoi projektin si mjaft të rëndësishëm dhe falenderoi ekipin e ekspertëve të zyrës FinSAC të Bankës Botërore për kontributin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e skemës së sigurimit të depozitave në Shqipëri.

3

Image 3 of 3