Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 29 Gusht 2019

Publikuar më: 29-08-2019


Në mbledhjen e datës 29 Gusht 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e dytë të mbyllur më 30 Qershor 2019.

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18, pika 2 të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e dytë të mbyllur më 30 Qershor 2019.

  • Mbi miratimin e Rregullores “Mbi përdorimin e aseteve të teknologjisë së informacionit dhe sigurinë e informacionit në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”.

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 3, pika 3, të nenit 44, pika 1, shkronja “c”, të nenit 52, pika 1, shkronjat “c” dhe “dh” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 8, pika 2, shkronja “k” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr.24, datë 31.10.2018, të nenit 6, pika 7, të nenit 17, pika 1, dhe pika 4, shkronjat “a”, “b”, “g” dhe “h” të Rregullores “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e njësive organizative të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave” të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr.25, datë 31.10.2018, të nenit 18, pika 2 të Vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi  Rregulloren “Mbi përdorimin e aseteve të teknologjisë së informacionit dhe sigurinë e informacionit në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”. Kjo rregullore përcakton rregullat dhe procedurat mbi përdorimin e aseteve të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, si dhe mbrojtjen e sigurisë së informacionit të ruajtur, të krijuar dhe/ose të transmetuar nëpërmjet tyre.

  • Mbi miratimin e Raportit nr. 25/2019 të PricewaterhouseCoopers Audit sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit Financës dhe Investimeve.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi raportin e auditimit të brendshëm të veprimtarisë së Sektorit të Financës dhe Investimeve në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave për vitin 2019. Shërbimi i auditit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave kryhet nga kompania PricewaterhouseCoopers Audit sh.p.k. në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (IPPF).

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.