Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave datë 29 Gusht 2022

Publikuar më: 31-08-2022


Në mbledhjen e datës 29 Gusht 2022, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për propozimin për miratim në Autoritetin Mbikëqyrës të disa shtesave dhe ndryshimeve në Udhëzimin nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka” të ndryshuar.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 3, pika 2 dhe pika 4, të nenit 11, shkronja “c”, të nenit 25, shkronjat “ç” “d”, “dh” dhe “e”, të nenit 26, pika 2, të nenit 27, pika 1, të nenit 43, pika 1, shkronjat “ç”, “d” dhe “g”, të nenit 53, pika 5, shkronja “b” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “k” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 të Rregullores të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi vendimin “Për propozimin për miratim në Autoritetin Mbikëqyrës të disa shtesave dhe ndryshimeve në Udhëzimin nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka” të ndryshuar”.

  • Për propozimin për miratim në Autoritetin Mbikëqyrës të disa shtesave dhe ndryshimeve në Udhëzimin nr. 4188 datë 1.9.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim – kreditit.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 3, pika 2 dhe pika 4, të nenit 11, shkronja “c”, të nenit 25, shkronjat “ç” “d”, “dh” dhe “e”, të nenit 26, pika 2, të nenit 27, pika 1, të nenit 43, pika 1, shkronjat “ç”, “d” dhe “g”, të nenit 53, pika 5, shkronja “b” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “k” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 të Rregullores të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi vendimin “Për propozimin për miratim në Autoritetin Mbikëqyrës të disa shtesave dhe ndryshimeve në Udhëzimin nr. 4188 datë 1.9.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim – kreditit”.

Shtesat dhe ndryshimet e propozuara për miratim në Udhëzimin nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka” të ndryshuar, dhe në Udhëzimin nr. 4188 datë 1.9.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim – kreditit”, synojnë përmirësimin në drejtim të gatishmërisë së paraqitjes unike të depozituesve në rast ngjarjeje sigurimi ose simulimi, të thjeshtimit të procesit të raportimit të të dhënave për depozitat dhe depozituesit në Sistemin Informatik për Raportim dhe Kompensim të Agjencisë, si dhe përmirësimit të procesit të verifikimit të Agjencisë në banka dhe në shoqëritë e kursim – kreditit.

Gjithashtu këto shtesa dhe ndryshime janë në përputhje të plotë me Planin Strategjik të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën 2021- 2023 dhe në zbatim të rekomandimeve të lëna në Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë.

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2022.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, dhe të nenit 62 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 4 të Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 të Rregullores të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2022.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.