Mbi miratimin e ligjit nr. 132/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar

Publikuar më: 06-02-2017


Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 132/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar. Ndryshimet ligjore synojnë harmonizimin e dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, me ligjin nr. 133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”.

Këto ndryshime kryesisht përcaktojnë detyrimin ligjor të Agjencisë për përdorimin e fondit të kompensimit të depozitave në banka në rast të zbatimit të instrumentave të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, si dhe parashikojnë  administrimin e fondit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Ky ligj hyn në fuqi 6 muaj pas publikimit të tij në Fletoren Zyrtare.

Ligj-nr.-132-dt.-22.12.2016