Mbi miratimin e disa ndryshimeve dhe shtesave në ligjin nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”

Publikuar më: 17-05-2016


Në Fletoren Zyrtare nr. 77 datë 9 Maj 2016, u publikua ligji nr. 39/2016 datë 14.04.2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2014, datë 22.5.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i cili hyn në fuqi më datë 24 Maj 2016.

Ky ligj synon të kontribuojë në forcimin e stabilitetit financiar në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet rritjes së bazës së depozituesve të mbrojtur nga sigurimi si dhe rritjes së besimit të tyre në skemën e sigurimit të depozitave. Përfshirja e depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në depozitat e sigurueshme si dhe e shoqërive të kursim – kreditit  në skemë hyn në fuqi më datë 1 janar 2017.

Fletore Zyrtare nr.77, date 9 Maj 2016