Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Z. Toni Gogu, takohet me Martin J. Gruenberg, Kryetarin e FDIC (Federal Deposit Incurance Corporation – Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave)

Publikuar më: 10-10-2013


Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Z. Toni Gogu, takohet me Martin J. Gruenberg, Kryetarin e FDIC (Federal Deposit Incurance Corporation – Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave).

Në datën 10 Tetor 2013, Z. Toni Gogu, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, zhvilloi një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me Z. Martin J. Gruenberg, Kryetarin e FDIC, Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke vlerësuar rolin e FDIC si lider i padiskutueshëm global në fushën sigurimit të depozitave, Z. Gogu falenderoi Kryetarin Gruenbeg për asistencën e vazhdueshme që FDIC ka ofruar për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave në sektorë strategjikë si, kompensimi i depozitave dhe zgjidhja e bankave, ngritjen e sistemit IT për Mbledhjen e të Dhënave të depozituesve nga Bankat e nivelit të dytë si dhe ristrukturimin organizativ të ASD.

Nga ana e tij Kryetari i FDIC, Z. Martin J. Gruenberg, shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e frytshëm midis dy Institucioneve dhe e siguroi Drejtorin e Përgjithshëm të ASD, Z. Toni Gogu, për gatishmërinë e FDIC që të vazhdojë të asistojë ASD-në në të gjitha fushat dhe sektorët që do të konsiderohen të nevojshme për të forcuar rolin e Agjencisë si një institucion mjaft i rëndësishëm në sistemin financiar në Shqipëri.
FDIC (Federal Deposit Insurance Corporation) është një agjenci e pavarur e qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që siguron depozitat duke egzaminuar dhe mbikqyryr më shumë se 4500 banka në sistemin financiar amerikan. FDIC është krijuar në vitin 1933 në përgjigje të falimentimit të mijëra bankave si pasojë e krizës financiare në periudhën midis viteve 1920 dhe 1930. Kryetari FDIC emërohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara.