Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave z. Genci Mamani prezanton në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Raportin Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2015.

Publikuar më: 21-04-2016


Në datën 20 prill 2016, Drejtori i Përgjithshëm z. Genci Mamani prezantoi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave Raportin Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2015.

Në emër të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputeti Ervin Bushati relatoi mbi veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave gjatë vitit 2015, duke vlerësuar punën e ASD-së në administrimin e skemës së sigurimit të depozitave dhe kontributin e saj ne stabilitetin e sistemit financiar të vendit.

Fjala e Drejtorit te Pergjithshem te Agjencise se Sigurimit te Depozitave z.Genci Mamani gjate prezantimit te Raportit Vjetor te ASD per vitin 2015