Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Kuizit të Parasë 2023

Publikuar më: 13-04-2023


U zhvillua sot, në mjediset e Shoqatës Shqiptare të Bankave, ceremonia  e ndarjes së çmimeve për fituesit e finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2023.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave mori pjesë në këtë ceremoni duke akorduar çmime  për fituesit e 3 (tre) vendeve të para të konkursit. 

Për më tepër, mësueset e skuadrave fituese u vlerësuan me dhurata simbolike nga Banka e Shqipërisë.

Skuadra fituese e vendit të parë do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet në Bruksel më 16 Maj 2023.