Ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e Kuizit Evropian të Parasë

Publikuar më: 14-04-2022


Në ambientet e Shoqatës Shqiptare të Bankave,  u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimeve për fituesit e Kuizit Evropian të Parasë.

Organizatorët e eventit si dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, pasi vlerësuan punën e bërë nga nxënësit dhe mësuesit e tyre për rritjen e nivelit të edukimit  financiar, shpërndanë çertifikatat dhe çmimet për fituesit.

I urojmë suksese skuadrës fituese, Arbër Kertalli dhe Besart Ceka nxënës të shkollës Hafiz Ali Podgorica (Durrës), të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalen evropiane të Kuizit të Parasë që do të zhvillohet online në 10 Maj 2022.

DOR1312

Image 6 of 6