Çelet Java e Parasë 2018

Publikuar më: 13-03-2018


Në datën 12 mars 2018, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel Java e Parasë për vitin 2018. Java e Parasë është një festë mbarëbotërore, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara.

Ky aktivitet organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërise dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencisë së Sigurimit te Depozitave, Junior Achievement dhe bankave të nivelit të dytë.

Ceremoninë e hapjes së Javës së Parasë 2018 e përshëndeti Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Silvio Pedrazzi.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave mbështet këtë aktivitet prej tre vitesh tashmë, jo vetëm për rëndësinë e madhe që përfaqëson në edukimin e brezit të ri, por dhe për rritjen e nivelit të edukimit të tyre me skemën e sigurimit të depozitave në Shqipëri.

Gjatë kësaj jave do të organizohen aktivitete të larmishme edukative për fëmijë dhe të rinj sipas kalendarit të mëposhtëm:

Programi_Javor_Java_e_Parase_2018_11038