Agjencia e Sigurimit të Depozitave prezanton në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Raportin Vjetor për vitin 2020

Publikuar më: 30-04-2021


Në zbatim të nenit 7, të Ligjit Nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar Agjencia e Sigurimit prezantoi në datën 29 prill 2021, Raportin Vjetor mbi veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020. Raporti u prezantua nga Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Raportin Vjetor mund ta konsultoni në seksionin përkatës të kësaj faqeje.