Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Konkursit të Parasë

Publikuar më:28-03-2024


Më 27 mars 2024, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e finales  kombëtare të Kuizit të Parasë 2024. Tre ekipet fituese të konkursit u nderuan me çmime të mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Gjithashtu, mësuesit e përkushtuar të ekipeve fituese u vlerësuan me dhurata simbolike nga Banka e Shqipërisë, në shprehje të vlerësimit për punën e tyre dhe udhëheqjes së ekipeve drejt fitores. Çmimet u ndanë nga z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Altin Tanku, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretari Përgjithshëm i AAB-së. Skuadra fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet në Bruksel më 19 prill 2024. Kuizi Evropian i Parasë është konkursi më i madh në mbarë Evropën që synon përmirësimin e kulturës financiare midis nxënësve 13-15 vjeç. Kjo nisëm e promovimit të edukimin financiar mbështetet nga shoqatat kombëtare të bankave në Evropë nën koordinimin e Federatës Evropiane të Bankave dhe është pjesë e një sërë aktivitetesh të organizuara në mbi 30 vende gjatë Javës Evropiane të Parasë. Ndërsa fituesit nisin udhëtimin e tyre drejt finales evropiane, ne u shprehim urimet tona të përzemërta për sukses në vazhdim! [ngg src="galleries" ids="91" display="basic_thumbnail" thumbnail_crop="0"]