Jetëshkrim Znj. Majlinda Demko

Znj. Demko aktualisht është Këshilltare e Ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Znj. Demko ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Eonomik, Dega Financë.

Ka një eksperiencë mbi 30 vjeçare në banka dhe institucione financiare. Ka filluar punë për herë të parë në Bankën e Shtetit Shqiptar (sot BKT) në vitin 1989. Më pas ka vazhduar në Fefad (sot Procredit Bank), Raiffeisen Bank, Raiffeisen Invest, First Investment Bank dhe Final sha.

Znj. Demko ka mbajtur vazhdimisht pozicione të rëndësishme si Drejtore e Departamentit të Kredisë pranë Procredit Bank, Drejtore e Divizionit të Riskut në Raiffeisen Bank, Drejtore Ekzekutive e Raiffeisen Invest dhe Drejtore Ekzekutive dhe një nga aksioneret e Final sha.

Znj. Demko është një eksperte në fushën e menaxhimit të riskut, ka udhëhequr implementimin e Basel II pranë Raiffeisen Bank Shqipëri, dhe disa projekte të tjera të rëndësishme në automatizimin e një numri të madh procesesh për rritjen e efektivitetit dhe efiçensës së kredidhënies.

Gjithashtu znj. Demko ka njohuri të shkëlqyera në analizat financiare, fondet e investimeve, burimet njerëzore, menaxhimin e shoqërive tregtare etj

Është anëtare e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe e Bursës së Energjisë Elektrike ALPEX.

 

 

 

ASD
ASD