Seminari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me personelin bankar të qarkut të Elbasanit me temë “Rëndësia e saktësisë së mbajtjes së të dhënave dhe e informimit të publikut mbi sigurimin e depozitave”

Data e fillimit: 17/10/2013
Data e mbarimit 17/10/2013
Vendndodhja: Elbasan

Pershkrimi:

Në daten 17 Tetor 2013, në qytetin e Elbasanit, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi trainimin me temë “Rëndësia e saktësisë së mbajtjes së të dhënave dhe e informimit të publikut mbi sigurimin e depozitave”. Në të morën pjesë kryesisht punonjësit e përzgjedhur nga vetë bankat në cilësinë e personelit të shërbimit me klientin. Qëllimi i këtij trainimi ishte ndërgjegjësimi dhe trainimi i personelit bankar për rëndësinë e mirëmbajtjes së të dhënave të depozituesve dhe ndërgjegjësimi i klienteve bankare për skemën e sigurimit të depozitave dhe përfitimet e kufizimet e saj.
Temat të cilat u trajtuan gjatë trainimit si “Roli thelbësor i personelit të bankës në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe të besimit në sistemin bankar” dhe “Rëndësia e sistemit të sigurimit të depozitave”, të cilat u shoqëruan me diskutime nga pjesmarrësit, kryesisht ne formë pyetje-përgjigje, treguan domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis ASD-së dhe bankave të nivelit të dytë për përmirësime të mëtejshme në punën tonë të përbashkët dhe në vlerësimin e pjesmarrësve përmbushën qëllimin e këtij trainimi.