Seminar “Automatizimi i procesit te kompensimit, raportimi i te dhenave”, organizuar nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ne bashkepunim me Shoqaten Shqiptare te Bankave dhe FSVC, USAID

Data e fillimit: 19/11/2013
Data e mbarimit 19/11/2013
Vendndodhja: Tiranë

Pershkrimi:

Ne daten 19 Nentor 2013, ne Tirane, Agjencia e Sigurimit te Depozitave organizoi seminarin me teme “Automatizimi i procesit te kompensimit dhe raportimi I te dhenave” ne te cilin u prezantua rendesia e automatizimit te Sistemit te raportimit te te dhenave te depozitoreve te bankave ne ASD, i cili do te mundesoje nje proces kompensimi efikas ne rastet kur nje banke do te vendosej ne likuidim nga Autoriteti Mbikqyres. Ne kete seminar ishin te pranishem Zv.Guvernatorja e Bankes se Shqiperise znj. Elisabeta Gjoni, perfaqesues nga sistemi bankar perfaqesuar nga Drejtoret e Pergjithshem, Drejtuesit e Departamenteve IT dhe Operacional, perfaqesues te konsorciumit te kompanive qe po punojne per ndertimin e sistemit informatik dhe perfaqesues nga Financial Services Volunteer Corps. Realizimi i ketij projekti thelbesor eshte bere i mundur permes asistences teknike dhe financiare te partnereve si BERZH dhe FSVC dhe mbeshtetjes se Bankes se Shqiperise.

Temat kryesore qe u diskutuan gjate punimeve te seminarit u perqendruan kryesisht ne: (1) Sistemi si risi-termat kohore dhe gatishmeria e bankave ne te gjithe fazat e zhvillimit te tij; (2) Cilesia e te dhenave te depozituesve – te dhena statistikore; (3) Pershkrimi funksional e teknik i sistemit informatik; (4) Formati dhe frekuenca e dergimit te te dhenave; (5) Mbajtia e te dhenave – risku operacional

ASD-ja vlereson si faktor kyç per venien ne zbatim me sukses te Sistemit te Automatizuar bashkepunimin me sektorin bankar . Ne kete aspekt, gjate seminarit, u theksua qe eshte shume i rendesishem kontributi i bankave per : *Pershtatjen e sistemeve te tyre IT me specifikimet teknike te Sistemit te Automatizuar te ASD-se, *Permiresimin e cilesise se te dhenave te depozitoreve, si kusht thelbesor ne realizimin e nje procesi efikas kompensimi, *Zbatimin e afateve kohore te planifikuara per implementimin e sistemit, *Testimin dhe Monitorimin e progresit ne menyre sistematike, *Komunikimin e shqetesimeve dhe problemeve te hasura, etj.

Gjate takimit pjesemarresit diskutuan ne lidhje me tematikat qe u trajtuan nga referuesit kryesore, per ceshtjet qe kishin te benin me planifikimin e punes se tyre per te qene konform kerkesave te sistemit si dhe parashtruan shume pyetje me interes te perbashket.