“Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”

Data e fillimit: 01/10/2015
Data e mbarimit 01/10/2015
Vendndodhja: Vlorë

Pershkrimi:

Në zbatim te kalendarit vjetor të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, organizoi në qytetin e Vlorës më datë 01.10.2015, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë drejtues të degëve të bankave dhe punonjës të shërbimit të klientelës të bankave të qytetit të Vlorës, si dhe përfaqësues të disa bankave të qyteteve Fier dhe Durrës.

Trajnimi synoi të përconte jo vctëm rëndësine që ka për ASD-në bashkëpunimi me sektorin bankar në nivel local, por të theksonte nevojën për të zbatuar me korrektësi kërkesat e kuadrit rregullativ për sigurimin e depozitave në kohë të qeta, si elemente të rëndësishme për përballimin e situatave të krizave dhe sidomos për realizimin me sukses të Procesit të Kompensimit.

Në këtë kuadër, temat që u referuan vunë në pah:

*nevojën e punës së vazhdueshme për trainimin dhe ndërgjegjësimin e personelit bankar, të cilët kryejnë aktivitetin e tyre në këto qytete,

*rolin e rëndësishëm që ka punonjësi i bankës në kontakt me depozituesit për ofrimin e informaciopnit të saktë, të qartë dhe në kohë në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave,

*rëndësinë e cilësisë dhe mirëmbajtjes së të dhënave të depozituesve.

* rëndësia e centralizimit të të dhënave në sistemin informatik të ASD-së, në funksion të realizimit të misionit të Agjencisë: miradministrimi I skemës së sigurimit të depozitave.

Gjithashtu u theksua që zbatimi I kritereve të kuadrit rregullativ, lidhur me kërkesat për transparencen e produkteve dhe shërbimeve bankare, njohjen e thelluar të klientelës së bankave, ndërgjegjesimin për rolin shumë të rëndësishëm të punonjësit të klienteles lidhur me parandalimin e pastrimit të parave; bëjnë të mundur dhe sigurojnë jo vetem mbrojtien e të drejtave të depozituesve por edhe kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar dhe financiar në vend.

Në mbyllje të prezantimeve, pjesëmarrësit diskutuan dhe bënë pyetje në lidhje me cështjet që u trajtuan nga referuesit kryesorë. Pyetjet më të shumta konsistonin në cështje që I takojnë procesit të kompensimit, si, afati ligjor I kohëzgjatjes së procesit, kriteret e përjashtimit nga sigurimi dhe kompensimi, dokumentacioni që do ti kërkohet depozituesit në rast falimentimi të bankës, etj etj. Tematikat e referuara dhe ndërthurja ndërmjet prezantimeve dhe diskutimeve, rezultoi efikase dhe me rendësi të ndërsjelltë për të gjithë të pranishmit. Pjesmarrja e bankave në trajnim, diskutimet cilësore dhe pyetjet e pjesmarrësve, treguan domosdoshmërinë e bashkëpunimit në vazhdimësi ndërmjet ASD-se dhe bankave në qytete të ndryshme.