“Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”

Data e fillimit: 09/11/2015
Data e mbarimit 09/11/2015
Vendndodhja: Shkoder

Pershkrimi:

Në zbatim të kalendarit vjetor të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, organizoi në qytetin e Shkodrës më datë 09.11.2015, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë përfaqësues të degëve të bankave të qytetit të Shkodrës, Koplikut, Lezhës dhe Lacit.
Trajnimi synoi të përconte rëndësinë që ka për ASD-në bashkëpunimi me sektorin bankar në nivel lokal, si dhe rolin e rëndësishëm që ka punonjësi i bankës në kontakt me depozituesit për ofrimin e informaciopnit të saktë, të qartë dhe në kohë në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave.

Në këtë kuadër u theksua që zbatimi I kritereve të kuadrit rregullativ, lidhur me *kërkesat për cilësisë dhe mirëmbajtjes së të dhënave të depozituesve, *transparenca e produkteve dhe shërbimeve bankare, *njohja e thelluar e klientelës së bankave, *kontributi i punonjësve të bankës për ndërgjegjësimin e publikut lidhur me skemën e sigurinmit të depozitave, *ndërgjegjesimin për rolin shumë të rëndësishëm të punonjësit të klienteles lidhur me parandalimin e pastrimit të parave; bëjnë të mundur dhe sigurojnë jo vetëm mbrojtien e të drejtave të depozituesve por edhe kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar dhe financiar në vend.

Përgjatë gjithë prezantimeve, pjesëmarrësit bënë pyetje dhe diskutuan në lidhje me cështjet që u trajtuan nga referuesit kryesorë. Pyetjet ishin gjithpërfshirëse, si për cështje që lidhen me rolin, funksionin e Agjencisë ashtu edhe me cështje që I takojnë procesit të kompensimit, Pjesmarrja e bankave në trajnim, diskutimet cilësore dhe pyetjet e pjesmarrësve, treguan domosdoshmërinë e bashkëpunimit në vazhdimësi ndërmjet ASD-se dhe bankave në qytete të ndryshme.