Ç’do të thotë të sigurosh depozitat?

Në një ekonomi tregu, bankat mund të falimentojnë. Falimentim do të thotë që banka nuk ka para të mjaftueshme për të paguar depozituesit e saj. Në këtë mënyrë, pasojat që sjell falimentimi shoqërohen me humbjen e kursimeve të qytetarëve.

Për të parandaluar pasojat financiare që sjell falimentimi i një banke tek depozituesit, si dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve ndaj bankave janë krijuar sistemet e sigurimit të depozitave. Projektimi i tyre është bërë i tillë që, të sigurojë kompensimin e pjesës më të madhe të depozituesve të një banke që falimenton. Tashme ju do te ndjeheni me te sigurte dhe me te mbrojtur kur te hyni ne banken tuaj, pasi edhe vlerat tuaja monetare do te jene te tilla, me te sigurta se edhe ne shtepine tuaj.
Pra, te sigurosh depozitat do te thote te mbrosh kursimet e qytetarëve nga rreziku i nje falimentimit te mundshem të bankave.