- 1
- 2
- 3
- 4


I Dashur Depozitues! Informohu!
ASD siguron depozitat tuaja

Depozitat tuaja në banka janë të siguruara deri në 2.500.000 Lekë

Depozitat tuaja në SHKK
janë të siguruara
deri në 2.000.000 Lekë

Depozita të Sigurta!
Kompensim i garantuar!
Pyetjet më të shpeshta
A lëshon Agjencia e Sigurimit të Depozitave vërtetim mbi gjendjen e llogarive bankare/ depozitave të individëve në banka dhe Shkk, për arsye dokumentacioni?
Funksioni ligjor i ASD-së është sigurimi dhe kompensimi i depozitave të siguruara të depozituesve në bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit. Sistemi Informatik për Raportim dhe Kompensim, që Agjencia zotëron, është në funksion të llogaritjes së primit nga subjektet anëtare të skemës, dhe të përllogaritjes të shumës së kompensimit, në rast ngjarje sigurimi. Sa më sipër, Agjencia nuk lëshon vërtetime nëse një individ zotëron ose jo depozita (ku përfshihen edhe llogaritë bankare) në sistemin bankar dhe financiar. Burimi i vetëm për këtë informacion janë bankat dhe shoqëritë e kursim- kreditit, të cilat janë subjektet përgjegjëse për saktësinë e këtij informacioni në momentin e kërkuar.
A sigurohen të gjithë anëtarët e SHKK-së?
Të gjithë anëtarët që kanë një depozitë në shkk sigurohen. Nga sigurimi përjashtohen anëtarët e Bordit Drejtues apo anëtarët e Komitetit Mbikëqyrës. Nuk sigurohen gjithashtu depozituesit të cilët kanë hapur një depozitë, ose me fonde të përftuara, nëpërmjet veprimtarive të jashtëligjshme.
A sigurohen depozitat në union?
Anëtarë të skemës së sigurimit të depozitave janë vetëm shkk-të, pavarësisht anëtarësimit ose jo në ndonjë union. Depozitat në union apo të unionit nuk sigurohen. As depozitat e shkk-ve në banka nuk sigurohen.
A sigurohen kreditë në SHKK?
ASD siguron vetëm depozitat e anëtarëve në shkk, dhe niveli i mbulimit është 2 000 000 lekë. Kreditë apo çdo veprimtari tjetër e shkk-së nuk sigurohet.
Primi shtesë paguhet kur shkelen të gjithë treguesit rregullatorë?
Jo, primi shtesë paguhet sa herë që shkk shkel ose treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit ose treguesin e kredive të këqija. Nëse shkk-ja i kthen treguesit në normë atëherë ajo ndalon së paguari primin shtesë.


Takim me bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave
Publikuar më:21-09-2023
Takim pune me shkk-të anëtare të skemës
Publikuar më:21-09-2023
Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 19 Shtator 2023
Publikuar më:20-09-2023
Shiko të gjithë njoftimet
Autoritetet e Sigurimit të Depozitave të Hungarisë dhe Shqipërisë nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi
Publikuar më:04-11-2022
Takim me bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave
Publikuar më:18-12-2020
Takim me përfaqësues të bankave
Publikuar më:22-09-2020
Shiko të gjithë aktivitetet
Pyetje për ASD
Zgjidhni kategorine e pyetjes:
Pyetje për ASD
Zgjidhni kategorine e pyetjes:
Llogaritës depozitash
Ky informacion është konfidencial, nuk ruhet dhe nuk mund të përdoret për qëllime të tjera.