Shpallje vend pune për konkurim

Publikuar më: 07-03-2016

Ky njoftim skadon me: 10-03-2016

Përshkrimi i vendit të punës:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 3 vende të lira pune, në pozicionet si vijon:

  1. Përgjegjës Sektori” pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore;
  2. Specialist i marrëdhënieve me publikun” në Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun;
  3. Shofer” në Sektorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore;

  Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 Kritere të përgjithshme:

 Të kenë shtetësinë shqiptare;

  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
  • Të jenë të aftë për punë;
  • Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
  • Të angazhohen të respektojnë zbatimin e ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 Kritere specifike për pozicionin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ”,  

  • Preferohet të jetë diplomuar në Fakultetin Ekonomik;
  • Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në nivel administrimi;
  • Preferohet përvoja ndërkombëtare në administrim;
  • Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për ti zbatuar ato;
  • Të ketë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
  • Aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) e me gojë;
  • Njohuri në përdorimin e programe Word, Excel, Power Point;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze; njohja e një gjuhe të dytë ndërkombëtare përbën avantazh;
  • Nota mesatare preferohet mbi 8 (tetë).

Kritere specifike për pozicionin e punës “Specialist i marrëdhënieve me publikun” pranë Sektorit të Marrëdhënieve me publikun:

  • Preferohet të jetë diplomuar në Fakultetin Juridik/ekonomik/gazetari/shkenca filologjike;
  • Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për t’i zbatuar ato;
  • Të kenë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
  • Aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) e me gojë;
  • Njohuri në përdorimin e programeve bazë kompiuterike Word, Excel, Power Point;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të  komunikimit dhe punës në grup;
  • Të jetë i aftë të kryejë detyra të tjera të caktuara nga eprorët përkatës.

 Kritere specifike për pozicionin e punës “Shofer” pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore:

  • Kandidati duhet të ketë të paktën arsim të mesëm;
  • Të zotërojë dëshmi aftësie për drejtim automjeti prej të paktën 5 vjetësh;
  • Të kenë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
  • Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për t’i zbatuar ato;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të jetë i aftë të kryejë detyra të tjera të caktuara nga eprorët përkatës.

 Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme: 

  • Curriculum Vitae;
  • Diplomë të shkollës së lartë/të mesme (sipas kërkesës së vendit përkatës së punës);
  • Listë notash;
  • Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
  • Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;
  • Çertifikatë e gjendjes familjare;
  • Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe/ ose Kodit të Punës;
  • Fotografi 2 copë;
  • Fotokopje e ID-së.

Si dhe të paraqiten pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (Rruga Elbasanit, Pall Edil Al It, Nr. 317, Tiranë) për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ose mund ta gjejnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen tonë zyrtare në internet:

 www.asd.gov.al

Konkurimi në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë me dy faza: 

  1. Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.
  1. Në fazën e dytë, zhvillohet testimi i kandidatëve në dy etapa:
  1. për zotërimin e gjuhës angleze;
  2. për nivelin e njohurive profesionale.

Në qoftë se rezultati i testimit për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Dokumentacioni të paraqitet brenda datës 23. 03. 2016. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument. Data e zhvillimit të fazës së dytë të konkurimit do të caktohet në një njoftim të dytë. 

  • Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tu njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallura për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Agjencia;
  • Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme.

(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).