Të reja

Njoftim për takimin e zhvilluar midis ASD dhe FSDK në Tiranë
Në datën 25 Maj 2017, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi një takim me përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës, në Tiranë, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të FSDK Zj. Violeta Krasniqi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të ASD, Z. Genci Mamani, si dhe punonjës nga të dy institucionet. Objekt i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave…
më shumë
Njoftim mbi pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Mamani në Mbledhjen e Grupit Këshillimor dhe në Mbledhjet Vjetore të Fondit Evropian për Evropën Juglindore
Drejtori i Përgjithshëm, Z. Mamani mori pjesë në Mbledhjen e Grupit Këshillimor dhe në Mbledhjen Vjetore të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), në Split, Kroaci në datat 17-18 maj 2017. Në mbledhjen e 10-të vjetore të EFSE u mbajt gjithashtu konferenca me temë “Krijimi i mundësive të përfshirjes financiare, nisma start–up dhe sipërmarrja”. Në këtë aktivitet morën pjesë guvernatorë…
më shumë
Njoftim për shtyp mbi pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Mamani, në Mbledhjen Vjetore të BERZH, të mbajtur në Qipro, në datat 9 - 11 maj 2017.
Në datat 9-11 maj 2017 u zhvillua mbledhja vjetore e 26-të e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Nikosia, Qipro me temë "Të synojmë një rritje të gjelbër dhe gjithëpërfshirëse – Njohje me sfidat rajonale dhe globale", në të cilën ishte i pranishëm Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Takimi i këtij…
më shumë
Njoftim për shtyp mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar
Në datën 18 prill 2017, u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje morën pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë…
më shumë
Njoftim për shtyp mbi takimin e Guvernatorit Sejko me përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) zhvilluan sot një takim me Guvernatorin, z. Gent Sejko në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Në këtë takim merrnin pjesë edhe Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Elisabeta Gjoni, Zëvendësguvernatorja e Dytë, zj. Natasha Ahmetaj, Drejtori i Përgjithshëm i…
më shumë
Njoftim ankandi
Njoftim ankandi
5. Formular i njoftimit të ankandit 3. Dokumentet standarde të ankandit publik-final
më shumë
Mbi miratimin e ligjit nr. 132/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave" të ndryshuar
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 132/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave" të ndryshuar. Ndryshimet ligjore synojnë harmonizimin e dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave", i ndryshuar, me ligjin nr. 133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e…
më shumë
Njoftim për shtyp mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, 28 dhjetor 2016
Në datën 28 dhjetor 2016, u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje morën pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve. Sipas programit, në fillim të mbledhjes…
më shumë
Takim me Misionin e Bankës Botërore
Misioni i Bankës Botërore, i kryesuar nga Z. Michael Edwards, u prit nga Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në një takim përmbledhës mbi Huanë për Politikën e Zhvillimit të Sektorit Financiar II (Development Policy Loan II) në datën 15 Dhjetor 2016. Z. Mamani dhe Z. Edwards shprehën vlerësimet e tyre maksimale për bashkëpunimin…
më shumë
Mbi ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të anëtarësimit në skemën e sigurimit të depozitave, të Shoqërive të Kursim Kreditit
Më datë 30.11.2016,  në ambjentet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, u zhvillua një takim zyrtar për dorëzimin e “Certifikatës së sigurimit të depozitave”,  Shoqërive të Kursim Kreditit të cilat kanë përmbushur kushtet për anëtarësimin në skemën e sigurimit të depozitave. Shkk-të të cilat u paisën me “Certifikatën e sigurimit të depozitave”, janë shkk Alb Credit, shkk ALB-Progres, shkk FED…
më shumë
Mbi anëtarësimin në skemën e sigurimit të depozitave, të Shoqërive të Kursim Kreditit
Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, më datë 24 Nëntor 2016, shqyrtoi kërkesat për anëtarësim në skemën e sigurimit të depozitave të 13 shoqërive të kursim-kreditit. Në bazë të nenit 68, pika 1/2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, Këshilli Drejtues vendosi si vijon: Vendim nr. 30, datë 24.11.2016 “Për dhënien e…
më shumë
ASD fiton çmimin “Përmirësimet e Sistemit të Sigurimit të Depozitave”
Në takimin e përgjithshëm vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI) që u zhvillua në Seul, Kore e Jugut, në datat 23-28 Tetor 2016, Agjencia e Sigurimit të Depozitave u shpall fituese e çmimit “Përmirësimet e Sistemit të Sigurimit të Depozitave”. ASD u përfaqësua në këtë takim me Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm, i cili mori në…
më shumë
Mbi miratimin e formatit standart të të dhënave për bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit
Në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë nr. 198, datë 27.10.2016, është publikuar Vendimi i Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave nr. 26, datë 17.10.2016 “Për miratimin e formatit standart të të dhënave për bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit”. Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletore Zyrtare, më datë 11 nëntor 2016. Për-miratimin-e-formatit-standart-të-të-dhënave-për-bankat-dhe-shoqëritë-e-kursim-kreditit
më shumë
Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim - kreditit
Në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë nr. 174, datë 21 shtator 2016 është publikuar Udhëzimi i Bankës së Shqipërisë nr. 4188,  datë 1.09.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit”, i cili hyn në fuqi 15 ditë pas datës së botimit në Fletoren Zyrtare (datë 6 tetor 2016). Udhëzimi është hartuar në zbatim të Ligjit nr. 53/2014, datë…
më shumë
Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 3241, datë 18.12.2014 "Për sigurimin e depozitave në banka"
Me vendimin e Bankës së Shqipërisë nr. 4187, datë 1.09.2016 janë miratuar disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka”. Vendimi është publikuar në Fletore Zyrtare të Republikës së Shqipërisë nr. 174, datë 21 shtator 2016 dhe hyn në fuqi në datën 6 tetor 2016. Ky vendim synon të pasqyrojë  ndryshimet ligjore…
më shumë
Njoftim për shpalljen e procedurës së prokurimit me objekt “Implementimi i ndryshimeve në Sistemin Informatik për Raportim dhe Kompensim në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”
Autoriteti Kontraktor, Agjencia e Sigurimit të Depozitave njofton për shpalljen e procedurës së prokurimit me objekt “Implementimi i ndryshimeve në Sistemin Informatik për Raportim dhe Kompensim në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”. Të gjithë subjektet e interesuara mund të njihen me Ftesën për ofertë dhe dokumentacionin shoqërues të publikuara në këtë njoftim. Ftesë-për-ofertë Kriteret-e-kualifikimit Specifikimet-teknike-dhe-terma-reference Udhezime-për-subjektet
më shumë
Mbi miratimin e rregullores “Për kompensimin e depozitave të siguruara”
Me urdhër të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është miratuar Rregullorja nr.3762, datë 18.7.2016 “Për kompensimin e depozitave të sigururara”. Kjo rregullore hyn në fuqi më datë 13 gusht 2016 dhe është hartuar në zbatim të Ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, si dhe të planit strategjik të Agjencisë për vitet 2015-2017. Objekti i saj…
më shumë
Mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, 14 qershor 2016
NJOFTIM PËR SHTYP Mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, 14 qershor 2016   Në datën 14 qershor 2016, u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje morën pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit…
më shumë
Mbi miratimin e disa ndryshimeve dhe shtesave në ligjin nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”
Në Fletoren Zyrtare nr. 77 datë 9 Maj 2016, u publikua ligji nr. 39/2016 datë 14.04.2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2014, datë 22.5.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i cili hyn në fuqi më datë 24 Maj 2016. Ky ligj synon të kontribuojë në forcimin e stabilitetit financiar në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet rritjes së bazës së…
më shumë
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave z. Genci Mamani prezanton në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Raportin Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2015.
Në datën 20 prill 2016, Drejtori i Përgjithshëm z. Genci Mamani prezantoi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave Raportin Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2015. Në emër të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputeti Ervin Bushati relatoi mbi veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave gjatë vitit 2015, duke vlerësuar punën e ASD-së në administrimin e…
më shumë
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”
Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në datë 30 mars 2016, shqyrtoi dhe miratoi pa komente Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”. Projektligji i paraqitur i hap rrugën zhvillimit të vazhdueshëm të skemës së sigurimit të depozitave në vendin tonë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Skema Efektive të Sigurimit të Depozitave,…
më shumë
Vizitë pune dy ditore e homologëve të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Bosnje dhe Hercegovinës, në Tiranë
Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, ekipi drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Bosnje-Hercegovinës, zhvilloi një vizitë pune dy ditore në Tiranë. Kjo ftesë synonte përfitimin nga eksperienca më e fundit që homologët e Bosnje-Hercegovinës kishin patur me një ngjarje sigurimi. Krahas diskutimit të këtij rasti konkret u shkëmbyen informacione në drejtim…
më shumë
Takimi i 3të i Autoriteteve të Sigurimit të Depozitave të Ballkanit – nënshkruhet Marrëveshja Shumëpalëshe e Bashkëpunimit
Në vijim të dy takimeve të mëparshme gjatë vitit 2015 në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, institucionet e sigurimit të depozitave të Ballkanit, anëtare të Forumit Evropian të Sigurimit të Depozitave u takuan në Zlatibor, Serbi, më 11 Mars 2016. Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimësia e nismave në kuadër të shkëmbimit të njohurive, eksperiencës dhe praktikave më të mira në fushën…
më shumë
NJOFTIM PËR TAKIMIN E ZHVILLUAR MES ASD DHE FSDK NË TIRANË
Në datën 3 Mars 2016, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi një takim me përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës, në ambjentet e ASD në Tiranë, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshmë të FSDK Zj. Violeta Krasniqi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të ASD, Z. Genci Mamani. Objekt i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave për sistemet informatike…
më shumë
Njoftim mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar
Tiranë, në 26.01.2016 NJOFTIM PËR SHTYP Mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar ------------------------------------------------------------------------------------------------------- Në datën 22 janar 2016, u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Të pranishëm në mbledhje ishin Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit…
më shumë
Njoftim
Njoftim i anullimit të procedurës së ankandit
më shumë
Agjencia e Sigurimit të Depozitave nënshkruan Marrëveshje Trepalëshe Bashkëpunimi me Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës dhe esisuisse (Fondin Zviceran të Sigurimit të Depozitave dhe Agjentëve të Tregtimit të Letrave me Vlerë).
Më datë 14 dhjetor 2015 Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) dhe Fondi Zviceran i Sigurimit të Depozitave dhe Agjentëve të Tregtimit të Letrave me Vlerë (esisuisse) nënshkruan Marrëveshjen Trepalëshe të Bashkëpunimit. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Z. Genci Mamani, Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Znj. Violeta Arifi Krasniqi…
më shumë
Njoftim i anullimit të procedurës së ankandit
Njoftim i anullimit të procedurës së ankandit
më shumë
Njoftim ankandi
Formular i njoftimit të ankandit Dokumente standarte të ankandit publik Leje qarkullimi për automjetin tip ford
më shumë
Njoftim i fituesit për procedurën e prokurimit me objekt “Realizim video e animuar informative për ndërgjegjësimin e publikut lidhur me skemën e sigurimit të depozitave dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”
Autoriteti Kontraktor Agjencia e Sigurimit të Depozitave njofton që për procedurën e prokurimit me objekt “Realizim video e animuar informative për ndërgjegjësimin e publikut lidhur me skemën e sigurimit të depozitave dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të shpallur në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me datë 15.09.2015 shpallet fitues operatori ekonomik i renditur në…
më shumë
Mbi emërimin e Drejtorit të Përgjishëm të ASD-së.
Më datë 03.07.2015, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bazuar në Ligjin nr. 53/14, datë 22.05.2014, “Për sigurimin e depozitave”, emëroi Z. Genci Mamani në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Përpara emërimit në këtë detyrë Z. Mamani ushtronte funksionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
më shumë
Njoftim per shtyp. Mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar
NJOFTIM PËR SHTYP , Mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, 20 shkurt 2015 Njoftimi per shtyp
më shumë
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Korporatën Koreane të Sigurimit të Depozitave (KKSD)
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe Korporata Koreane e Sigurimit të Depozitave (KKSD) nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit më 2 Dhjetor 2014 në Seoul. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Z. Toni Gogu dhe Presidenti dhe Kryetari i Korporatës Koreane të Sigurimit të Depozitave, Z. Jo Hyun Kim. Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë…
më shumë
Intervistë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencise së Sigurimit të Depozitave z. Toni Gogu në revistën Monitor, nr. 35 dt. 15.09.2014.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave funksionon që prej më shumë se një dekade në Shqipëri. Cili është misioni i Agjencisë? Fillimisht, më lejoni t’ju falënderoj për këtë mundësi për të komunikuar me lexuesit tuaj. Agjencia e Sigurimit të Depozitave është një institucion publik, i krijuar në vitin 2002. Qëllimi për të cilin ky institucion u krijua ishte ndërtimi dhe administrimi…
më shumë
Deklaratë për shtyp mbi nënshkrimin e Marrëveshjes për Linjën e Kredisë me BERZH
Deklaratë për shtyp mbi nënshkrimin e Marrëveshjes për Linjën e Kredisë me BERZH
më shumë
Njoftim mbi miratimin e ligjit nr. 53/2014 .
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave“. Ligji është shpallur me dekretin nr. 8598, datë 17.6.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, si dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 94, të datës 20 Qershor 2014. Data e hyrjes në fuqi të ligjit është 6 korrik 2014. Ky ligj, i cili ka shfuqizuar…
më shumë
Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondi i Sigurimit të Depozitave në Republikën e Kosovës nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit.
Në datën 4 qershor 2014, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit. Në aktivitetin e zhvilluar në Prishtinë, Kosovë, merrnin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i ASD, Z. Toni Gogu dhe Drejtoresha e Menaxhimit e FSDK, Znj. Violeta Arifi-Krasniqi. Gjithashtu ishin të ftuar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z…
më shumë
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Z. Toni Gogu, takohet me Martin J. Gruenberg, Kryetarin e FDIC (Federal Deposit Incurance Corporation – Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave)
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Z. Toni Gogu, takohet me Martin J. Gruenberg, Kryetarin e FDIC (Federal Deposit Incurance Corporation – Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave). Në datën 10 Tetor 2013, Z. Toni Gogu, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, zhvilloi një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me…
më shumë
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Z. Toni Gogu, merr pjesë në Takimin Vjetor të Forumit Evropian për Sigurimin e Depozitave
Z. Toni Gogu, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori pjesë në Takimin Vjetor të Forumit Evropian për Sigurimin e Depozitave, në të cilin ASD është Anëtar me të Drejta të Plota prej vitit 2003. Takimi u zhvillua në Romë më 20 shtator 2013. Ky Takim kishte një rëndësi të veçantë sepse u diskutua…
më shumë
Vizitat e punës të Z. Toni Gogu, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në Shkup pranë Fondit për Sigurimin e Depozitave të Maqedonisë dhe në Sofie pranë Fondit për Sigurimin e Depozitave të Bullgarisë.
Z. Toni Gogu, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, zhvilloi në 13 maj 2013 një vizitë pune në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Maqedonisë dhe në 14 maj 2013 në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Bullgarisë. Z. Gogu është takuar me zj. Nina Nasteva – Drejtoreshë e Fondit Maqedonas për Sigurimin e Depozitave dhe me…
më shumë
Mbi rezolutën e Kuvendit
Në mbështetje të nenit 16 dhe 28 të ligjit nr. 8873 datë 29.03.2002 “Për sigurimin e depozitave„ i ndryshuar, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave znj.Silvana Sejko, në datën 14.05.2012 raportoi në Komisionin e Përhershëm për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë ekonomiko financiare të institucionit të ushtruar për vitin 2011. Kuvendi i…
më shumë
Mbi raportimin ne Komisionin e perhershem per Ekonomine dhe Financat te Kuvendit te Shqiperise
Ne mbeshtetje te nenit 16 dhe 28 te ligjit nr. 8873 date 29.03.2002 “Per sigurimin e depozitave“ i ndryshuar, Drejtori i Pergjithshem i Agjencise se Sigurimit te Depozitave, ne daten 20.06.2011 raportoi ne Komisionin e Perhershem per Ekonomine dhe Financat te Kuvendit te Shqiperise lidhur me veprimtarine ekonomiko financiare te institucionit, te ushtruar per vitin 2010. Kuvendi i Shqiperise, pasi…
më shumë