Roli i ASD
Në rast se një bankë falimenton pa i paguar të gjithë depozituesit e saj, mund të lindë rreziku i humbjes së përgjithshme të besimit të qytetarëve ndaj bankave në veçanti dhe sistemit financiar në tërësi, e si pasoje, vendi mund te perfshihet nga nje krize financiare e pergjitheshme.
Sistemet e sigurimit të depozitave ne pergjithesi, e përqendrojnë vëmendjen në mbrojtjen maksimale të depozituesve. Kjo ndodh meqenëse këta depozitues nuk janë në gjendje, që në çdo kohë të vlerësojnë bankën ku kanë investuar kursimet e tyre, pasi kanë njohuri të kufizuara për aktivitetin financiar dhe për operacionet financiare dhe bankare.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave ne vendin tone, u krijua per te siguruar kursimet e qytetarëve. Ajo nuk siguron depozitat e kompanive dhe të biznesit që përdoren në funksion të aktivitetit prodhues, tregtar, të shërbimit etj. Kjo kategori e klientëve të bankës është më shumë e lidhur me aktivitetin bankar dhe ka shumë mundësi dhe informacion që të ndjekë me kujdes ecurinë e aktivitetit të bankës ku janë vendosur llogaritë e tyre.
Në përgjithësi, thelbi i misionit të Agjencise të Sigurimit të Depozitave është të krijojë besimin e publikut të gjerë në sistemin bankar në veçanti dhe në sistemin financiar kombëtar, në përgjithësi. Nisur nga ky mision, Agjencia e Sigurimit të Depozitave njehsohet edhe me simbolin e besimit.
Me krijimin e ASD, për herë të parë kursimet e qytetarëve do të sigurohen nga rreziku i falimentimit të bankave.
Pra, roli kryesor i Agjencise së Sigurimit të Depozitave konsiston ne:
• Mbrojtjen e depozituesve nga falimentimi i bankës ku kanë vendosur kursimet e tyre.
• Kompensimin e depozitave te tyre deri ne nivelin dhe sipas dispozitave te ligjit.
• Pozicionin e saj si nje nga faktoret kryesore në qëndrueshmërinë e sistemit financiar të vendit tone.