Raportim Elektronik

Sistemi qëndror për mbledhje dhe raportim të të dhënave ka si objektiv kryesor qëndërzimin e informacionit elektronik të raportuar në ASD nga Bankat, përllogaritjen e primit vjetor për secilën Bankë dhe kompensimin e shpejtë dhe efektiv në rast zgjidhjeje të një Banke. Ky projekt është mundësuar me anë të një granti të BERZH dhe kontributit të FSVC, përmes ekspertëve të nivelit të lartë FDIC, për hartimin e termave të referencës dhe vlerësimit të ecurisë së tij. Në përputhje me planin e projektit, ndërtimi i tij filloi në muajin korrik 2013 dhe përfundoi me sukses ne gusht 2014, duke u përdorur për herë të parë nga Bankat për përllogaritje primi në muajin tetor të vitit 2014.
Funksionet Kryesorë të Sistemit
Sistemi informatik i Agjencisë dhe raportimi i të dhënave në të nga bankat funksionon në mënyrë të tillë që të sigurojë:

a) Gadishmërinë e të dhënave në çdo kohë për identifikimin e depozituesit në mënyre unike në sistem nëpërmjet të dhënave personale të një personi konkret, ku përcaktohet saktë shuma që banka i detyrohet këtij depozituesi, të cilën edhe e siguron pranë Agjencisë.
b) Përqendrimin e informacionit lidhur me depozitat dhe depozituesit, mbi baza individuale dhe/ose të agreguara.
c) Vlerësimin e saktësisë së të dhënave personale të depozituesve në regjistrat elektronikë të subjekteve.
d) Vlerësimin e saktësisë të përllogaritjes të shumës së siguruar.
e) Vlerësimin e saktësisë të përllogaritjes të primit periodik.
f) Mundësinë e qasjes së menjëhershme tek të dhënat mbi depozitat dhe depozituesit për të kryer vlerësimin e saktë të shumës së kompensimit në rast simulimi ose ngjarjeje sigurimi.
g) Përmbushja e kushteve dhe parametrave të raportimit edhe nga palët e treta të cilat u ofrojnë shërbime bankave anëtare për përmbushjen e kërkesave të këtij udhëzimi dhe në zbatim të ligjit për sigurimin e depozitave.
h) Përdorimin dhe/ose publikimin e informacioni nga Agjencia për qëllime studimore dhe vlerësimit dhe administrimit të rrezikut të sigurimit të depozitave.

Rregullat e Raportimit Elektronik
Për qëllim të përllogaritjes të shumës së sigurimit bankat ngarkojnë, çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës, skedarët me të dhëna mbi:
a) Depozitat – të dhënat e llogarive të lidhura me depozitat individuale në bankë.
b) Depozituesit – të dhënat e detajuara të depozituesit që e identifikojnë saktësisht atë.

Për çdo tremujor brenda datës 10 të muajit pasardhës të tij, banka raporton në Agjenci primin e përllogaritur për çdo depozitues dhe ngarkon skedarin përkatës në sistem.

Në rast procesi kompensimi ose simulimi, bankës do t’i kërkohet të ngarkojë skedarë ditorë me të dhëna mbi:

a) Depozitat – të dhënat e llogarive të lidhura me çdo depozitë individuale në bankë.
b) Depozituesit – të dhënat e detajuara të depozituesëve që i identifikojnë ata saktësisht.
c) Kreditë – Kreditë e detajuara të lidhura me depozitat që janë vënë si garanci për këto kredi.
d) Pozicioni i netuar i depozituesëve – depozituesit në pozicionin e netimit.

Në qoftë së datat e raportimit përkojnë me ditët e pushimit zyrtar, ai kryhet në ditën vijuese të punës. Gjithashtu, Agjencia ka të drejtë të kërkojë raportim nga bankat në çdo moment për qëllime të veçanta dhe të paparashikuara me qëllim zbatimin e objektivave publikë të veprimtarisë së saj.

Materiale të lidhura
Udhëzimi për Sigurimin e Depozitave në Banka
Formulari i kërkesës për përdorues
Formati i skedarit neto të klientëve