Kur kompensohet një depozitë?

Në bazë të ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, një depozitë e rregullt dhe e pagueshme kompensohet, në rast se një subjekt i skemës së sigurimit nuk është në gjëndje financiare ta paguajë atë. Kompensimi i depozitës së siguruar është vlera monetare që i njihet ose i paguhet depozituesit në rast të ngjarjes së sigurimit, në përputhje me këtë ligj.

Procesi i kompensimit

Agjencia e Sigurimit të Depozitave është institucioni i vetëm që kompenson depozitat e depozituesve të bankave/shkk-ve,  që kryejnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Procedurat e kompensimit fillojnë menjëherë në momentin kur Agjencia njoftohet me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës për vendosjen e subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave në likuidim të detyruar. Agjencia publikon njoftimin për fillimin e procesit të kompensimit dhe vendin e kohën për kompensimin e depozitave brenda 3 ditëve pas njoftimit me shkrim nga Banka e Shqipërisë për vendosjen e subjektit në likuidim të detyruar.

Depozituesi ose përfaqësuesi i tij ka të drejtë ta marrë informacionin drejtpërdrejt në mjediset e subjektit të vendosur në likuidim të detyruar, në unionin e SHKK-ve ose në bankën agjente. Banka agjente ose unioni shkk që do të kryejë procesin e kompensimit caktohet me vendim të Këshillit Drejtues të Agjencisë, në përputhje me kriteret e përzgjedhjes, të propozuara nga Agjencia dhe të miratuara nga Banka e Shqipërisë.

Në mbështetje të ligjit “Për Sigurimin e Depozitave ” , Procesi I Kompensimi përfundon jo më vonë se tre muaj nga data e fillimit të tij. Me përfundimin e afatit ligjor të procesit të kompensimit, çdo depozitues , që për arsye të caktuara , nuk është kompensuar në përputhje me kërkesat e këtij ligji , mund të paraqitet brenda 10 vjetëve nga ngjarja e siguruar pranë Agjencisë për pretendimin e shumës së kompensimit.

Format e pagesës

Agjencia mund të kompensojë depozitën e siguruar nëpërmjet njërës prej këtyre mënyrave:
a) pagesës së shumës në lekë personit në ambientet e subjektit të vendosur në likuidim në bashkëpunim me likuidatorin;
b) pagesës së shumës në lekë personit në ambientet e një banke anëtare të skemës (banka agjente);
c) transfertës së shumës që përfitohet nga depozituesi në një bankë anëtare të skemës së sigurimit të depozitave;
ç) pagesës me çek;
d) mënyra të tjera pagese të miratuara me akt nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës.

Cdo depozitues do të kompensohet për shumën 2.500.000 lekë për cdo bankë dhe 2.000.000 lekë për cdo shkk. Të gjitha depozitat që janë në monedhë të huaj, do të konvertohen në lekë me kursin zyrtar të këmbimit të monedhës të Bankës së Shqipërisë, në ditën e kalimit të bankës në likuidim. Për Depozituesit që kanë detyrime me vonese ndaj bankës/ shkk-së, (këste të prapambetura kredie, pension fëmijësh etj),  shumës së detyrimit ligjor do ti zbriten detyrimet e prapambetura.

Dokumentacioni që duhet të ketë depozitori i bankës

• Dokument identifikues
• Dokumentin e depozitës
• Cdo dokument tjetër që vërteton pretendimin mbi kompensimin e depozitës

porno izle porna