Verifikimi
Agjencia kryen verifikime në të gjitha bankat të paktën një herë në vit, për çështjet e mëposhtme:
– Saktësia e llogaritjes së primit të sigurimit/metodologjia e përdorur nga banka
– Gatishmëria e sistemit informatik të bankës/paraqitje unike e depozituesit (scv)
– Saktësia e mbajtjes në sistem të të dhënave të depozituesit dhe depozitës
– Ndërgjegjësimi dhe informimi i publikut
– Njohuritë e punonjësit të bankës për ligjin “Për sigurimin e depozitave”
– Raportet e kontrollit të brendshëm, me fokus zbatimi i kërkesave të ligjit “Për sigurimin e depozitave”, etj..