Takim me Misionin e Bankës Botërore

Publikuar më: 16-12-2016


dsc_0376

Misioni i Bankës Botërore, i kryesuar nga Z. Michael Edwards, u prit nga Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në një takim përmbledhës mbi Huanë për Politikën e Zhvillimit të Sektorit Financiar II (Development Policy Loan II) në datën 15 Dhjetor 2016.

Z. Mamani dhe Z. Edwards shprehën vlerësimet e tyre maksimale për bashkëpunimin e frytshëm mes ASD-së dhe Bankës Botërore. Gjithashtu  Z. Mamani shprehu falenderimin e tij për Bankën Botërore dhe në veçanti për Z. Edwards, të cilët në vitet e fundit kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e sektorit financiar në Shqipëri, si dhe në veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Nga ana e tij, Z. Edwards siguroi se, edhe me tërheqjen e tij si drejtues i misionit të Bankës Botërore në Shqipëri, bashkëpunimi mes kësaj të fundit dhe institucioneve publike që rregullojnë sektorin financiar shqiptar do të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen.