Takim konsultativ me bankat mbi procedurën e përzgjedhjes së bankës agjente

Publikuar më: 05-06-2017


Sot në Tiranë u zhvillua takimi konsultativ mes stafit të ASD, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm Z. Genci Mamani dhe bankave që kishin shprehur interes për pjesëmarrjen në procedurat për përzgjedhjen e bankës agjente që do të kryejë pagesat ndaj depozituesve në procesin e kompensimit. Në zbatim të detyrimit të saj ligjor, Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka nisur procedurat për përzgjedhjen e bankës agjente, e cila do të jetë një hallkë shumë e rëndësishme në të gjithë zinxhirin e procesit të kompensimit, gjithmonë nëse ASD do të ndeshet më një proces të tillë në të ardhmen. Banka agjente do të jetë ajo që do të kryejë pagesat e kompensimit të depozitave në emër dhe për llogari të Agjencisë në rast të vendosjes së një subjekti anëtar të skemës në likuidim të detyruar me vendim të Bankës së Shqipërisë.