Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave zhvillon Mbledhjen e 17-të Vjetore si dhe Konferencën me temë “Sigurimi i Depozitave dhe Stabiliteti Financiar: Çështje Financiare të Kohës”.

Publikuar më: 29-10-2018


Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave (IADI) zhvilloi në datat 18 – 19 Tetor Mbledhjen e 17 Vjetore si dhe Konferencën me tëmë “Sigurimi i Depozitave dhe Stabiliteti Financiar: Çështje financiare të kohës”, në Basel, Zvicër. Në këtë event Agjencia e Sigurimit të Depozitave u përfaqësua nga Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm.

Gjatë fjalës së mirëseardhjes Z. David Walker, Sekretar i Përgjithshëm i IADI, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe shpjegoi rëndësinë e një konference të tille që solli sëbashku   përfaqësues nga të gjithë vendet e botës, që kanë në interes të përbashkët, sigurimin e depozitave dhe stabilitetin financiar. Nisur nga kjo, konferenca u fokusua në tre objektiva kyç. Së pari, për të ofruar një perspektivë globale mbi sfidat kryesore që ekzistojnë nga pikpamja e siguruesve të depozitave dhe organizatave ndërkombëtare si Bordi i Stabilitetit Financiar, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Banka Botërore. Së dyti, për të inkurajuar shkëmbimin aktiv të ideve dhe dialogut. Dhe së fundi, për të lejuar siguruesit e depozitave dhe pjesëmarrësit e tjerë në konferencë që të lidhen dhe të ndajnë përvojat e tyre me njëri-tjetrin.

Gjithashtu gjatë mbledhjes vjetore u bënë publike dhe rezultatet e zgjedhjeve për Anetarët e rinj të Këshillit ekzekutiv.

Për më shumë lidhur me këtë event mund të lexoni më poshtë:

IADI_Press_Release_17th IADI_AGMConference_221018