Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave zhvillon Konferencën e 4-të Kërkimore “Konfigurimi i një sistemi optimal të sigurimit të depozitave”

Publikuar më: 16-06-2017


Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave (IADI) organizoi Konferencën e Katërt Kërkimore më 1-2 qershor 2017 në Bankën Ndërkombëtare (BIS) në Basel, Zvicër. Konferenca u ndoq nga 188 pjesëmarrës që përfaqësonin një audiencë globale prej 67 juridiksionesh. Në këtë event Agjencia e Sigurimit të Depozitave u përfaqësua nga Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm.

Konferenca u përqëndrua në temën ” Konfigurimi i një sistemi optimal të sigurimit të depozitave”, që përfshinte një punim kërkimor të ftuar dhe gjashtë të tjerë të përzgjedhur nga 32 aplikime të dërguara. Çdo punim u prezantua nga autori dhe u diskutua nga dy rishikues.

IADI – Research Conference Press Release 8 June 2017 FINAL