Përditësim mbi numrin e bankave anëtare të skemës së sigurimit të depozitave

Publikuar më: 05-10-2018


Në datën 1 Tetor 2018, kanë hyrë në fuqi vendimet e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për dhënien e miratimit paraprak për bashkimin me përthithje të Bankës Intesa Sanpaolo Albania sh.a. me Veneto Banka sh.a.” dhe “Për dhënien e miratimit paraprak për bashkimin me përthithje të Bankës Amerikane të Investimeve sh.a. me Bankën NBG Albania sh.a.”, datë e cila përkon me çrregjistrimin e Bankës Veneto sh.a., dhe të Bankës NBG Albania sh.a., në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në vijim të çrregjistrimit, Banka Veneto sh.a., dhe Banka NBG Albania sh.a., kanë dorëzuar pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave certifikatat e sigurimit të depozitave.

Sa më sipër, duke nisur nga data 1 Tetor 2018, skema e sigurimit të depozitave ka 14 (katërmbëdhjetë) Banka anëtare. Nga kjo datë, Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a., si dhe Banka Amerikane të Investimeve sh.a., në cilësinë e bankave përthithëse, duhet të mbajnë të veçuara depozitat e siguruara të subjekteve pjesëmarrëse në këtë proces, për një periudhë tre-mujore, për qëllim të sigurimit të depozitave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.”