Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka”

Publikuar më: 03-10-2016


Me vendimin e Bankës së Shqipërisë nr. 4187, datë 1.09.2016 janë miratuar disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka”. Vendimi është publikuar në Fletore Zyrtare të Republikës së Shqipërisë nr. 174, datë 21 shtator 2016 dhe hyn në fuqi në datën 6 tetor 2016. Ky vendim synon të pasqyrojë  ndryshimet ligjore në skemën e sigurimit të depozitave në zbatim të Ligjit nr. 39/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, veçanërisht për sa i përket sigurimit të depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në bankat anëtare të skemës.

Për-disa-shtesa-dhe-ndryshime-në-udhëzimin-për-sigurimin-e-depozitave-në-banka