Njoftim për takimin e zhvilluar midis ASD dhe FSDK në Tiranë

Publikuar më: 26-05-2017


Në datën 25 Maj 2017, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi një takim me përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës, në Tiranë, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të FSDK Zj. Violeta Krasniqi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të ASD, Z. Genci Mamani, si dhe punonjës nga të dy institucionet. Objekt i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave për procedurat operacionale për realizimin e një procesi kompensimi. Në veçanti, në këtë takim u dakortësua në lidhje me organizimin e dy simulimeve të përbashkëta gjatë vitit 2017. Organizimi i simulimeve synon përmirësimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të të dy institucioneve, si dhe mundëson mbështetjen e ndërsjelltë në rast të një ngjarjeje sigurimi.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira të ASD me siguruesit e depozitave homologe, kryesisht ato rajonalë.