Njoftim për shtyp mbi pjesëmarrjen e Z. Genc Mamani, Drejtor i Përgjithshëm, në Konferencën e tretë të Shoqatës Shqiptare të Bankave

Publikuar më: 14-05-2019


Me rastin e 20 vjetorit të themelimit, Shoqata Shqiptare e Bankave, organizon sot konferencën e saj të 3-të me temë:  Zhvillimii i Qendrueshëm dhe Roli i Bankave.

Në këtë konferencë, e cila sjell së bashku përfaqësues të sektorit bankar si dhe rregullatorë e politikë-bërës, Agjencia e Sigurimit të Depozitave  përfaqësohet nga Z. Genc Mamani, Drejtori i Përgjithshëm.

Në kuadër të ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe industrisë bankare për një zhvillim të qëndrueshëm, punimet e konferencës kanë në fokus veprimtarinë e deritanishme të sistemit bankar  dhe njëkohësisht identifikimin e sfidave për të ardhmen.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka qenë një faktor kyç në konsolidimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit bankar në vend. Prej pothuaj dy dekadash, roli i saj ka ndikuar në rritjen e besimit të publikut, nëpërmjet rritjes së vëllimit të depozitave të sigurueshme si dhe rritjes së numrit të depozituesve që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave.

Shoqata Shqiptare e Bankave është një partner i rëndësishëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e skemës së sigurimit të depozitave si dhe në mbrojtjen e të drejtave të depozituesve dhe rritjen e besimit të publikut në sektorin bankar.