Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 31 Tetor 2018

Publikuar më: 01-11-2018


Në mbledhjen e datës 31 Tetor 2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Statutit të rishikuar të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Në vijim të miratimit të Ligjit 133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, i cili e ngarkon Agjencinë me rolin e administratorit të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, pasi reflektoi përgjegjësitë që burojnë nga ligji i lartpërmendur për strukturat drejtuese të Agjencisë, miratoi Statutin e ri të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

  • Mbi miratimin e Rregullores “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e njësive organizative të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”.

Në vijim të miratimit të Ligjit 133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Rregulloren “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e njësive organizative të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, e cila përfshin përgjegjësitë që burojnë nga Ligji 133/2016 për të gjitha njësitë organizative në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

  • Mbi Miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e tretë të mbyllur më 30 Shtator 2018.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e mbyllur më 30 Shtator 2018.

  • Mbi miratimin e pasqyrave financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tre-mujorin e tretë mbyllur më 30 Shtator 2018.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tre-mujorin e tretë mbyllur më 30 Shtator 2018.

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e tretë mbyllur më 30 Shtator 2018.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e tretë mbyllur më 30 Shtator 2018.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.