Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 30 Prill 2019

Publikuar më: 30-04-2019


Në mbledhjen e datës 30 Prill 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi dhënien e certifikatës për sigurimin e depozitave bankës me emrin e ndryshuar “Banka OTP Shqipëri SHA”.

Në vijim të miratimit nga Banka e Shqipërisë të ndryshimit të emrit nga Banka Societe Generale Shqipëri në Banka OTP Shqipëri, dhe në zbatim të nenit 20, nenit 21 pika 2, nenit 22, pika 4 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, nenit 8 pika 3, 4, 5, 6, 8 dhe 9, nenit 14, pika 10, shkronjat “a” dhe “b”, nenit 14 pika 11 e Udhëzimit 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka”, i ndryshuar, si dhe në përputhje me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave nr.10, datë 16.12.2002 “Mbi certifikatën e sigurimit të depozitave”, i ndryshuar, Këshilli Drejtues miratoi dhënien e certifikatës për sigurimin e depozitave bankës me emrin e ndryshuar “Banka OTP Shqipëri SHA”.

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e mbyllur 31 mars 2019.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, dhe të nenit 62, pika 1 dhe pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “c”, të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 8, pika 3, shkronja “j” të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e mbyllur më 31 mars 2019.

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e mbyllur më 31 mars 2019.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, dhe të nenit 62, pika 1 dhe pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 8, pika 3, shkronja “j” të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e mbyllur më 31 mars 2019.

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tremujorin e mbyllur 31 mars 2019.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, pika 1, shkronja “m/1” të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar, nenit 71, pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79, pika 1 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenin 15, pika 1 dhe pika 5 të Vendimit nr. 56, datë 3.10.2017 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e Rregullores “Për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, të nenit 8, pika 3, shkronja “j” të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tremujorin e mbyllur 31 mars 2019.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.