Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 30 Maj 2019

Publikuar më: 30-05-2019


Në mbledhjen e datës 30 Maj 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Informacion mbi Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2018 si dhe planin e masave për adresimin e rekomandimeve të Kuvendit.

Këshilli Drejtues u njoh me Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2018. Rezoluta vlerëson veprimtarinë e Agjencisë sa i takon angazhimit në drejtim të përmbushjes me efiçencë të mandatit të saj ligjor dhe bashkëpunimit ndërinstitucional me anëtarët e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar. Këshilli Drejtues u informua dhe për planin e masave të Agjencisë në lidhje me zbatimin  e rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë.

  • Mbi miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për Politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave” të ndryshuar.

Këshilli Drejtues miratoi propozimin e Komitetit të Investimeve të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për disa ndryshime në rregulloren “Për Politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave” të ndryshuar. Ndryshimet e miratuara synojnë t’i mundësojnë Agjencisë pjesëmarrjen në tregjet e zhvilluara ndërkombëtare të tregtimit të titujve.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.