Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 30 Gusht 2018

Publikuar më: 06-09-2018


Në mbledhjen e datës 30 Gusht 2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim informacione dhe materiale në lidhje me aktivitetet e realizuara nga Agjencia për rritjen e gadishmërisë institucionale për të përballuar sfida nga më të ndryshmet në përmbushje të misionit të saj si dhe në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.