Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 27 Shkurt 2019

Publikuar më: 28-02-2019


Në mbledhjen e datës 27 Shkurt 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2018.

Këshilli Drejtues miratoi Raportin Vjetor për veprimtarinë e Agjencisë për vitin 2018. Ai përbën dokumentin më të rëndësishëm që, në mënyrë transparente, informon Kuvendin, Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë në cilësinë e Autoritetit Mbikëqyrës si dhe publikun mbi veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Raporti, ndër të tjera, pasqyron:

  • Gjendjen dhe ecurinë e depozitave në sistemin financiar gjatë vitit në raportim;
  • Mbarëvajtjen e fondeve të administruara nga Agjencia;
  • Projektet dhe iniciativat kryesore të Agjencisë në funksion të stabilitetit financiar dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale;
  • Raportet financiare, etj.

Përmbajtja e plotë e Raportit Vjetor mund të konsultohet në faqen e internetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2018.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” dhe nenit 62, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2018. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”) si dhe janë audituar e certifikuar nga auditi i jashtëm i Agjencisë (Deloitte Audit Albania sh.p.k) duke dhënë një opinion pa rezervë për pozicionin financiar të Agjencisë më 31 dhjetor 2018, performancën e saj financiare dhe flukset e monetare për vitin e mbyllur në këtë datë.

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2018.

Bazuar në nenin 71 pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79, pika 1, 2 dhe 3 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 15, pika 5 të Vendimit nr. 56, datë 3.10.2017 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e Rregullores “Për fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, Këshilli Drejtues miratoi Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2018. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”) si dhe janë audituar e certifikuar nga auditi i jashtëm i Agjencisë (Deloitte Audit Albania sh.p.k) duke dhënë një opinion pa rezervë për pozicionin financiar të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme më 31 dhjetor 2018.

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2018.

Në mbështetje të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, dhe nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Këshilli Drejtues miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2018.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.