Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 24 Shtator 2019

Publikuar më: 25-09-2019


Në mbledhjen e datës 24 Shtator 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për autorizimin e Drejtorit të Përgjithshëm për nënshkrimin e marrëveshjes të kujdestarisë së titujve në monedhë të huaj me Raiffeisen Bank International AG.

Në mbështetje të nenit 43, pika 1, shkronja “ll” dhe shkronja “m”, të nenit 52, pika 1, shkronja “i”, të nenit 59, pika 1 dhe pika 4 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 72, pika 1 dhe të nenit 42, pika 7 të ligjit nr. 9879, datë 21.02. 2008 “Për titujt”, të nenit 8, shkronja “i”, të nenit 13, pikat 1, 2 dhe 3 dhe të nenit 17, pika 2 të Vendimit të Këshillit Drejtues nr. 17, datë 28.07.2016 “Mbi miratimin e Rregullores për politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të ndryshuar, të Vendimit të Komitetit të Investimeve nr. 8, datë 17.9.2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm për nënshkrimin e marrëveshjes të kujdestarinë së titujve në monedhë të huaj me Raiffeisen Bank International AG. Agjencia e Sigurimit te Depozitave në zbatim të akteve të saj nënligjore, me qëllim diversifikimin e portofolit të saj dhe përafrimin me strukturën e depozitave në sistem, mban një pjesë të mjeteve të saj monetare në monedhë të huaj. Ashtu si mjetet monetare në Lek, edhe mjetet monetare në monedhë të huaj investohen duke synuar një kthim pozitiv, çka rezulton në rritjen e Fondit të Sigurimit të Depozitave si garanci për kursimet e depozituesve. Në këtë këndvështrim, kjo marrëveshje do t’i mundësojë Agjencisë të përfitojë shërbimin e kujdestarisë të titujve në monedhë të huaj nga një grup bankar me veprimtari ndërkombëtare dhe me vlerësim “investment grade” nga agjencitë e specializuara të vlerësimit.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.