Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 24 Janar 2019

Publikuar më: 24-01-2019


Në mbledhjen e datës 24 Janar 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e kalendarit të punës të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2019..

Këshilli Drejtues bazuar në aktet nënligjorë përkatëse miratoi programin e punës për vitin 2019, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.

  • Mbi rinovimin e kontratës me bankat agjente të përzgjedhuara në listën paraprake për procesin e kompensimit.

Bazuar në nenin 25, pika 2, pika 4 dhe pika 5 të Rregullores “Për kompensimin e depozitave të siguruara”, të miratuar me Urdhër të Guvernatorit nr. 3762, datë 18.07.2016 dhe nenit 2, pika 2 si dhe me propozim të Komisionit të Përhershëm të Vlerësimit për përzgjedhjen e bankave agjente, Këshilli Drejtues miratoi rinovimin e kontratave me tre bankat agjente të përzgjedhura në listën paraprake për procesin e kompensimit. Banka agjente ka rëndësi thelbësore në procesin e kompensimit, sepse do të jetë ajo që do të kryejë pagesat e kompensimit të depozitave në emër dhe për llogari të Agjencisë në rast të vendosjes së një subjekti anëtar të skemës në likuidim të detyruar me vendim të Bankës së Shqipërisë (Autoriteti Mbikëqyrës).

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.